Joao Felix është rikthyer te Atletico Madrid pas huazimit te Barcelona, por e ardhmja e tij duket larg klubit madrilen.
Në fakt lojtari nuk është në planet e trajnerit Diego Simeone dhe klubi po kërkon që ta largojë atë gjatë verës.
E ardhmja e Joao Felix duket se është në një udhëkryq vendimtar midis dy destinacioneve si Barcelona dhe Fenerbahçe.
Edhe pse portugezi i talentuar ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar klubit katalanas, negociatat janë penguar nga mungesa e marrëveshjes me Atletico Madrid. Bordi i Barcelonës e ka pranuar publikisht se kushtet financiare nuk janë të favorshme për të përfunduar transferimin e tij në këtë afat kalimtar.
Nga ana tjetër Atletico Madrid ka hapur negociatat edhe me gjigantin turk Fenerbahce, pasi Felix pëlqehet nga trajneri portugez Jose Mourinho.
AS ka raportuar se Mourinho ka kontaktuar tanimë me lojtarin dhe i ka bërë të qartë atij se e pret një projekt i mirë në Stamboll dhe të luftoj për trofe.
Felix po e pret Barcelonën, por nëse katalunasit nuk gjejnë marrëveshje me Atletico Madrid, atëherë ai është i gatshëm të nis një aventurë të re në futbollin turk. /Telegrafi/