Telegrafi

Joao Cancelo prezantohet te Bayerni

Bayern Munichu ka konfirmuar transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.

Klubi gjerman njoftoi se e transferoi portugezin në formë huazimin nga klubi anglez.

Bavarezët do të kenë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, ndërsa raportohet se shuma do të jetë mbi 70 milionë euro.

Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

“FC Bayern ka nënshkruar me portugezin Joao Cancelo në huazim nga Manchester City”.

“Mbrojtësi 28-vjeçar transferohet në Mynih në një marrëveshje fillestare deri në fund të sezonit aktual”, thuhet në njoftimin e Bayernit. /Telegrafi/