Me ardhjen e Xavi Hernandezin si trajner i Barcelonës, presidenti Joan Laporta tashmë është duke lëvizur fokusin e tij në afatin kalimtar të janarit, ku thuhet se do të tentojë t’i kompletojë tri transferime.
Në një darkë të premten mbrëma, përpara ndeshjes së kësaj fundjave në Celta Vigo, Laporta siguroi tifozët se skuadra do të bënte tre nënshkrime.
I cituar nga TV3, presidenti thuhet se siguroi se do të kishte të ardhura, të cilat nevojiten më shumë se kurrë me Sergio Agueron jashtë fushave për të paktën tre muaj për shkak të një aritmie kardiake.
Sidoqoftë, Barcelona do të duhet të shesë lojtarë për të qenë në gjendje të sjellë të tjerë për shkak të kufirit të pagave të tyre.
Të gjitha nënshkrimet e reja do të marrin miratimin nga trajneri i ri Xavi, i cili do të jetë i etur për të përshtatur skuadrën me planet e tij.
Laporta ka pasur një javë të tensionuar pavarësisht se ka mbetur në Spanjë, pasi ai mbajti kontakte të vazhdueshme me zëvendës-presidentin, Rafa Yuste, dhe drejtorin e futbollit, Mateu Alemany, në Katar, ndërsa ata negociuan një marrëveshje për të sjellë Xavi në Barcelonë. /Telegrafi/