Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka filluar të mendojë për planet e edicionit 2021/22.
Kreu i klubit katalunase ka premtuar se do të rikthejë lavdinë në Camp Nou, pasi që nga largimi i tij, klubi ka shkuar duke rënë.
Sipas asaj që raporton ESPN, Laporta ka siguruar 100 milionë euro në formë huazimi nga një bankë në Amerikë.
Barcelona me këtë shumë, do të tentojë t’i paguajë lojtarët, derisa do të kenë lirinë për të bërë disa transferime.
Natyrisht se për të jetësuar [planin e tyre në tërësi, duhet të shesin disa lojtarë dhe të bëjnë më pas disa prurje të reja.
Laporta do të fokusohet në transferime në sulm dhe në mbrojtje, ndërsa mesfusha është e blinduar. /Telegrafi/