Edicioni 2020/21 ka qenë zhgënjyes për Barcelonën, por presidenti i ri Joan Laporta ka qenë në këtë situatë edhe më parë dhe ka pasur sukses.
Gjatë herës së tij të mëparshme si president, ai kreu dy revolucione të mëdha në skuadër – një në vitin 2003 dhe tjetrin në vitin 2008 – por hera e para ishte e madhe dhe ajo kohë ju jap tifozëve të Barcelonës shpesë të madhe se ai mund të revolucionarizojë ekipin edhe një herë.
Pas fitimit të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2003, vendimi i tij i parë i madh ishte të lirojë Radomir Antic nga detyrat e tij dhe të emërojë Frank Rijkaard si trajner, njeriun që do ta drejtonte klubin në lavdinë e Ligës së Kampionëve në vitin 2006.
Edhe pse nuk arriti të siguronte nënshkrimin e David Beckham, Laporta nuk u dekurajua dhe solli yje si Ronaldinho, Quaresma, Rafael Marquez, Luis Garcia, Mario, Rustu, Giovanni van Bronckhorst dhe Edgar Davids për një shpenzim të kombinuar prej 42.5 milionë euro.
Sidoqoftë, ndryshimi më domethënës ai e bëri pasi e pastroi skuadrën, që ndodhi në kohë rekord gjatë verës dhe dimrit.
Në verë u larguan emra si Fabio Rochemback, Robert Enke, Frank de Boer, Philippe Christanval, Enrique, Riquelme dhe Giovanni që u shitën të gjithë, ndërsa Gaizka Mendieta dhe Juan Pablo Sorin u liruan.
Në tregun e dimrit, Roberto Bonano u huazua te Real Murcia, Dani Garcia u largua në janar dhe Fernando Navarro shkoi në huazim te Albacete .
Gjithashtu, lojtari i ekipit të të rinjve Roberto Trashorras u largua dhe Alfonso Perez u bashkua me Real Betis.
Tani, Laporta e gjen veten në një situatë pothuajse identike, me pasiguri mbi të ardhmen e Ronald Koeman dhe një skuadër në nevojë ristrukturim. Ka një verë të madhe që do të përcaktohen shumë gjëra para vetës.
Edhe pse në sezoni 2003/04, Barcelona nuk ngri trofe, ai i hapi rrugën suksesit që erdhi në vitet në vijim.
Barcelona do të shpresojë që presidenti i tyre të jetë në gjendje të përsërisë të njëjtën gjë dhe t’i rikthejë ata në majën e futbollit evropian. /Telegrafi/