Barcelona u mposht në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit të mërkurën në mbrëmje me rezultat 3-2.
Katalunasit shkuan në këtë El Clasico që u zhvillua në Arabinë Saudite, duke zhvilluar një ndeshje të madhe.
Skuadra e Xavit ishte dy herë në disavantazh në 90 minutat e para, por u rikthye ndaj Real Madridit dy herë për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë.
⚽️ @ANSUFATI's return: Came on in the 66th and scored in the 83rd #ElClásico pic.twitter.com/PHRzQeYMRN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2022
Fatkeqësisht për Barçën, goli i Federico Valverdes në minutën e 97-të rezultoi të ishte vendimtar në këtë përballje.
Ishte një paraqitje inkurajuese për Barçën, e cila mund të sjell shumë gjëra pozitive në vijim.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1481372251119185920
Presidenti i klubit, Joan Laporta ishte aq i kënaqur me skuadrën e tij, saqë mbajti një fjalim të përzemërt për lojtarët dhe stafin në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes.
“Ne jemi shumë krenarë. Të gjithë ‘Culers’ janë krenarë që janë tifozë të Barcelonës. Tani më shumë se kurrë”.
“Mesazhet që po marrim nga Barcelona, kjo ndeshje që keni luajtur, keni treguar talent, keni treguar krenari, keni tejkaluar veten. Ju ishit trima, trima! Ne mund të jemi krenarë”.
“Si president i Barcelonës, me pjesën tjetër të bordit dhe “Culers” në mbarë botën, ne jemi të gjithë krenarë që jemi tifozë të Barçës. Faleminderit të gjithëve”.
“Kjo është rruga, trajner, staf, shumë mirë”.
❝ We’re very proud, this is the path ❞
— President @JoanLaportaFCB — pic.twitter.com/wt5etMZ8uG
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2022
“Pothuajse e kishim. Thjesht po na mungon fitorja. Por jam i sigurt se nëse vazhdojmë do ta arrijmë. Faleminderit. Visca Barca. Ju jeni rritur. Ne jemi krenarë”, ka thënë Laporta.
Laportës iu dha një duartrokitje përpara se të përqafonte Xavin, duke treguar që është shumë i kënaqur me punën e tij deri më tani. /Telegrafi/