Joan Laporta i ka kërkuar Decos që të finalizojë marrëveshjen dhe të nënshkruajë me Nico Williams sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan gazetari i njohur, Gerard Romero.
Drejtori i Barcelonës pati një takim të gjatë me agjentin e lojtarit të mërkurën, më 17 korrik. Është bërë përparim i dukshëm në negociatat për kushtet personale mes klubit dhe lojtarit.
Disa klube të Ligës Premier thuhet se po bëjnë presion për nënshkrimin e 22-vjeçarit dhe kjo është arsyeja pse Joan Laporta me sa duket përpiqet t’i përshpejtojë gjërat.
Klauzola e lirimit të Williams në Athletic Bilbao thuhet se është 55 milionë euro. Barça duhet të jetë në gjendje të përballojë lëvizjen pasi të kthehet në rregullin e transferimit 1:1 (një për një). Pra duhet të shes lojtar që të ofrojë dhe për këtë arsye disa yje janë në shitje.
Nico Williams ishte në i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, pasi kishte kontribuar në shënimin e 24 golave për Athletic Bilbaon dhe duke shënuar dy herë në Euro 2024. /Telegraf/