Telegrafi

Joan Laporta jep lajmin e madh për tifozët: Barcelona mund të nënshkruajë me objektivat që ka

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se klubi mund të nënshkruajë me Dani Olmo dhe Nico Williams këtë verë.

“Sot Barça mund të merret me nënshkrimet për të cilat po flisni Nico dhe Olmo. Ekonomikisht, ne mund të bëjmë nënshkrime të përmasave të mëdha, tha Laporta.

“Situata jonë ekonomike është shumë më e mirë se sa ishte, jemi në rrugën e kthimit në normalitet”.

Lexo po ashtu Goditje e rëndë për Barcelonën: Nuk do të mund të regjistrojë asnjë transferim derisa të marrë një vendim tronditës

“Kemi bërë punën dhe kemi bërë një përpjekje të madhe për ta arritur këtë, falë mirëkuptimit dhe durimit”.

“Kemi qenë në gjendje të punojmë, të punojmë, të punojmë dhe sot mund të themi se jemi në gjendje të përballemi me çdo operacion që besojmë se është i nevojshëm në treg”, tha Laporta.

Nico Williams dhe Olmo ranë në sy të pjesës tjetër të Evropës me paraqitjet e tyre të shkëlqyera në Euro 2024.

Të dy lojtarët do t’i kushtojnë Barçës mbi 100 milionë euro. Siç qëndrojnë gjërat, Barça nuk mund ta përballojë këtë nëse Laporta nuk bën një pjesë të magjisë për të cilën po flet. /Telegrafi/