Site icon Telegrafi

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë detaje për tragjedinë e cila shokoi La Ligan gjatë 24 orëve të fundit.

Blaugranasit morën vendimin befasues për të shtyrë ndeshjen e tyre ndaj Osasunas në shtëpi në më pak se gjysmë ore lojë para fillimit të takimit.

Tifozët ishin mbledhur tashmë në shkallët e stadiumit dhe ekipi i Hansi Flick po synonte që të zgjeronte epërsinë e saj në krye të La Ligas.

Sidoqoftë, një njoftim i bërë në stadium i përcjellë shumë shpejt nga një komunikatë e klubit duke konfirmuar arsyen, e la kampin e Barcelonës të mërzitur nga vdekja e papritur e doktorit të klubit Carles Minarro Garcia.

Lexo po ashtu Barcelona reagon për rastin e vdekjes së anëtarit të tyre në zhveshtoren e ekipit

Ky vendim u mor pas konsultimeve me La Ligan dhe Osasunan që ndeshja të mos luhet për respekt të familjes së të ndjerit.

Laporta ka folur në emër të klubit, me lojtarët e Barcelonës që dukeshin të tronditur teksa largoheshin nga stadiumi.

“Carles ishte shumë i dashur për të gjithë. Ai ndërroi jetë këtë pasdite në kampin stërvitor të ekipit. Lojtarët, stafi, trajnerët të gjithë janë të mërzitur. Ne e deshëm atë shumë, ai erdhi në të gjitha ndeshjet si mysafir dhe kujdesej për të gjithë. Ai nuk i tha jo askujt”.

Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës vjen me një reagim prekës pas vdekjes tragjike të mjekut të klubit

“Ne kishim mirëkuptimin e plotë nga Osasuna dhe presidenti i tyre. Ata e kuptuan situatën nga momenti i parë dhe u sollën në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“Kjo ishte e dhimbshme për të gjithë tek Barcelona. Ne jemi në një gjendje shoku. Ne kemi kontaktuar nënën dhe gruan e tij. Ne duam t’iu japim atyre mbështetjen maksimale”.

“Carles ka lënë mbrapa dy fëmijë, Gerard dhe Ana dhe ne do t’i mbështesim ata në gjithçka që kanë nevojë”, ka thënë Laporta./Telegrafi/

Exit mobile version