Joachim Low ka thënë se Manuel Neuer e ka merituar më së shumti Topin e Artë, madje edhe para Robert Lewandowskit.
Tashmë është e ditur se ceremonia e çmimit prestigjioz nuk do të mbahet, shkaku që nikoqiri France Football e arsyetoi me ndërprerje të futbolli nga coronavirusi.
Bayern Munichu arriti që në këtë edicion të fitonte tripletën, me sulmuesin polak që ishte golashënuesi më i mirë në të gjitha garat.
Por, Low beson se Neuer e ka merituar të fitonte Topin e Artë për paraqitjet fenomenale që ka bërë te Bavarezët.
“Nuk kam asgjë kundër Robert Lewandowskit, ai është një top golashënues. Por, për mua, lojtari më i mirë në këtë vit është Manuel Neuer”, ka thënë trajneri i kombëtares së Gjermanisë për Kicker.
“Manu ishte fantastik gjatë gjithë sezonit 2019/20 dhe ishte diçka e pabesueshme kur shikoni pritjet vendimtare që ka bërë”.
“Është mirë kur shikoni 15 gola siç bëri Lewandowski, mirëpo Neuer kishte të gjitha meritat për ndeshjet ndaj Lyonit dhe PSG-së, po të mos ishte ai në portë, rezultati do të ishte ndryshe”, ka shtuar më tej Low. /Telegrafi/