Trajneri i Gjermanisë Joachim Low nuk kishte dyshim se Grupi F ishte “grupi i vdekjes” pas shortit të së shtunës në Euro 2020, por ishte çuditërisht i lumtur për shortin e skuadrës së tij.
Pasditen e së shtunës në Bukuresht të Rumanisë u hedh shorti i grupeve për Euro 2020, ku Grupi F ishte i vdekjes, i përbërë nga Gjermania, Franca, Portugalia dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, ku mund të jetë Islanda, Rumania, Bullgaria ose Hungaria.
Trajneri i Gjermanisë, Low ishte i entuziazmuar që morën mundësinë për të luajtur kundër Francës dhe Portugalisë.
“Në fillim ndjej gëzim sepse këto janë ndeshje të shkëlqyera kundër Francës dhe Portugalisë. Ne luajmë kundër kampionëve botërorë dhe kampionëve evropianë”, ka thënë fillimisht trajneri i Gjermanisë.
“Mendoj se lojtarët gjithashtu presin me padurim këto ndeshje”.
“Sigurisht që është një grup i vdekjes. Të gjithë në këtë grup duhet të shkojnë deri në kufijtë e tyre nëse duan të kalojnë grupin”.
“Mendoj se këto ndeshje do të jenë festivale futbolli. Pastaj do të luajmë edhe në Gjermani. Unë mezi po pres këto takime”, përfundoi Low. /Telegrafi/