Site icon Telegrafi

Joachim Loew po ndahet nga gruaja Daniela pas 36 vitesh lidhje

Për divorcin e tyre po flet mbarë Gjermania.

Trajneri i kombëtares, Joachim Loew, 56 vjeç, po ndahet nga bashkëshortja, Daniela, 54 vjeç. Të gjithë janë befasuar, pasi ndarja ndodh pas 36 vitesh dashuri e miqësi mes tyre.

PIkëpyetjen për ndarjen e tyre e ngre gazeta ‘Bild’.

Njohja mes tyre nisi në një shkollë profesionale. Më vonë Jogi ishte futbollist i Eintracht Freiburg, ku ishte president babai i Danielas.

Ata u martuan në vitin 1986. Martesa ishte në harmoni të plotë, edhe pse Jogi nuk e mbante unazën pasi thotë se nuk e duron ndjesinë e metalit në dorë.

Të dy kishin shumë të përbashkëta, lexonin libra, dilnin shumë me miqtë, pëlqenin ushqimin e mirë dhe verën e kuqe.

Pastaj Jogi u bë trajner i kombëtares dhe fitoi titullin botëror, Daniela ishte gjithmonë në sfond.

Në Evropianin e vitit 2008, turneu i parë për Jogin, ajo bleu biletë për në zonën e fansave, larg vendeve VIP.

Në Botërorin e vitit 2014 ajo shkoi vetëm në finale. “Ajo është gjithmonë atje për mua,” tha Jogi.
Pastaj erdhi Evropiani i sivjetëm. Ajo kishte prenotuar për në finale, por ekipi nuk ia doli. Pas eliminimit, Jogi nuk shkoi në shtëpinë e tij në Freiburg, por direkt në Berlin, ku vazhdon jetën i vetëm.

Pushimet në Sardenjë i bëri i vetëm.

Tani për tani nuk ka asnjë partnere tjetër.

Procedurat e divorcit nuk kanë nisur ende, por mendohet se çifti në fund do të mbeten miq të mirë mes tyre.

Exit mobile version