Telegrafi

Jo veturë të shtrenjtë e as pushime luksoze, por kartolinë me dedikim romantik nga i dashuri për Afërdita Dreshajn (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka festuar dje (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 31-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por, befasinë më të këndshme, duket t’ia ketë rezervuar i dashuri i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl.

Afërdita Dreshaj duke festuar ditëlindjen bashkë me të dashurin e saj, Jakub Kindl

Ky i fundit, përkundër dhuratave të shtrenjta që i ka bërë deri më tani, si makinat apo udhëtimet luksoze, në ditëlindjen e të dashurës, vendosi që t’i bëjë një dhuratë krejt të thjeshtë të dashurës së tij,

E këtë dhuratë, Afërdita nuk nguroi që ta shpalosë përmes një fotografia, për ndjekësit e saj në InsaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ai i kishte përgatitur asaj një kartolinë, në të cilën shkruhej: “Dhe çdo vit që ne ndajmë, më bën vetëm të të dua dhe më shumë, Kubi”.

Një dhuratë e thjeshtë, por me zemër! /Telegrafi/

Kartolina me dedikim romantik, që Jakub i dhuroi Afërditës për ditëlindje!