Liverpooli thuhet se ka pesë lojtarë të tjerë në radarin e tyre pasi hodhi sytë te mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi.
Reds janë e vetmja skuadër në Ligën Premier që ende nuk ka sjellë ndonjë lojtar të ri ndërsa Arne Slot përgatitet për sezonin e tij të parë në Anfield.
Me sezonin e ri pak më shumë se një javë larg, është raportuar se Liverpool po synon një lëvizje për yllin e Sociedad, Zubimendi.
Besohet se spanjolli ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, por Liverpooli duhet ta bindë mesfushorin të largohet nga vendi i tij.
Përveç Zubimendit, është pohuar se në radarin e klubit nga Anfield janë edhe disa lojtarë të tjerë.
Sipas Givemesport, Liverpooli mund të kërkojë të përmirësojë opsionet e tyre në qendër të mbrojtjes dhe krahët e sulmit përpara se të mbyllet afati i transferimeve.
Besohet se Reds duan të ‘përvetësojnë’ Maxence Lacroix të Wolfburgut dhe Antonio Silva të Benficas.
Para se t’i vërë sytë Zubimendit, është pohuar se Liverpooli ka bërë një hetim për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes dhe gjithashtu ka marrë parasysh yllin e Atalantas, Ederson.
Së fundmi, Anthony Gordon i Newcastle gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Anfield këtë verë.
Për sa i përket largimeve, lojtarë si Fabio Carvalho, Tyler Morton, Bobby Clark, Wataru Endo dhe Sepp van den Berg janë lidhur të gjithë me një largim. /Telegrafi/