Telegrafi

Jo vetëm Xhaka, Aubameyang gjithashtu u sulmua verbalisht nga tifozët pas barazimit me Crystal Palace

Përveç mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, edhe sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë cak i sulmeve verbale nga tifozët e Arsenalit.

Arsenali barazoi në fundjavë ndaj Crystal Palace me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Ligës Premier të zhvilluar në Emirates.

Gjatë ndeshjes, trajneri Unai Emery zëvendësoi shqiptarin Xhaka, i cili duke dalë nga loja u fishkëllye dhe sha nga tifozët, ndërsa nuk e priti mirë këtë duke iu kundërvu dhe duke e hequr fanellën e hyrë drejt në zhveshtore.

Lexo po ashtu Xhaka i pakënaqur me reagimin e tifozëve të Arsenalit - i shau, e hoqi me shpejtësi fanellën dhe shkoi drejt tunelit

Megjithatë, Xhaka nuk ishte lojtari i vetëm që tifozët e londinezëve kërkuan llogari, pasi një gjë të tillë e përjetoi edhe sulmuesi Aubameyang.

Aubameyang është filmuar duke u abuzuar verbalisht nga tifozët e Arsenalit ndërsa kishte ngecur në trafik pas barazimit të së dielës kundër Crystal Palace.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Granit Xhakës

Një video e postuar në mediat sociale tregon një numër tifozësh që rrethojnë veturën Lamborghini Aventador të Aubameyangit, sa ishte duke shkuar në shtëpi.

Një tifoz mund dëgjohet duke bërtitur: “2,000 funte a në vit për të parë juve m***. Pirdhuni”. /Telegrafi/