Përveç mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, edhe sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë cak i sulmeve verbale nga tifozët e Arsenalit.
Arsenali barazoi në fundjavë ndaj Crystal Palace me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Ligës Premier të zhvilluar në Emirates.
Gjatë ndeshjes, trajneri Unai Emery zëvendësoi shqiptarin Xhaka, i cili duke dalë nga loja u fishkëllye dhe sha nga tifozët, ndërsa nuk e priti mirë këtë duke iu kundërvu dhe duke e hequr fanellën e hyrë drejt në zhveshtore.
Megjithatë, Xhaka nuk ishte lojtari i vetëm që tifozët e londinezëve kërkuan llogari, pasi një gjë të tillë e përjetoi edhe sulmuesi Aubameyang.
Aubameyang është filmuar duke u abuzuar verbalisht nga tifozët e Arsenalit ndërsa kishte ngecur në trafik pas barazimit të së dielës kundër Crystal Palace.
Një video e postuar në mediat sociale tregon një numër tifozësh që rrethojnë veturën Lamborghini Aventador të Aubameyangit, sa ishte duke shkuar në shtëpi.
Një tifoz mund dëgjohet duke bërtitur: “2,000 funte a në vit për të parë juve m***. Pirdhuni”. /Telegrafi/
https://twitter.com/niallmoran_/status/1189330634004729857