Telegrafi

Jo vetëm Ronaldo – Douglas Costa i kundërpërgjigjet Simeones me festën e njëjtë pas fitores së Juves

Juventusi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Atletico Madridit për ta përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë që ishte 2-0 për spanjollët.

Ky rezultat ia mundësoi Juves kalimin në çerekfinale.

Në ndeshjen e parë ishte trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, që bëri një gjest të shëmtuar, por që u dënua vetëm me të holla.

Festa e ‘ekzagjeruar’ nga Simeone

Pas ndeshjes të së martës u vërejt që jo pak lojtarëve të Juves nuk iu ka pëlqyer ajo festë e trajnerit argjentinas.

I pari ishte Ronaldo që pas ndeshjes bëri gjestin e njëjtë, ndërsa ka qenë edhe i lëdnuari Dougas Costa që ka festuar njëjtë.

Lexo po ashtu Simeone komenton gjestin e CR7: Ai është më i miri në botë - me veprimin e tij, ashtu si unë, ka treguar karakter

Një video e bërë publike në internet tregon brazilianin duke vepruar njëjtë sikurse Simeone.

Aty ishin të gjithë lojtarët e dëmtuar të Juventusit që kishin ardhur ta përcjellin ndeshjen. /Telegrafi/