Telegrafi

Jo vetëm Renato Sanchesin, Roma do të transferojë një tjetër mesfushor nga PSG

Renato Sanches pritet që brenda javës të kompletoj transferimin te Roma.

Në fakt klubi italian ka arritur marrëveshje me PSG-në për huazimin e lojtarit për një vit me të drejtë të blerjes në fund të edicionit.

Mediat italiane kanë raportuar se kjo marrëveshje pritet të finalizohet brenda javës ku Sanches do të jetë në Romë për testet mjekësore.

Lexo po ashtu Roma dhe PSG sot takim vendimtar për Renato Sanchesin

Megjithatë jo vetëm Sanches, pasi Roma do të marrë një tjetër mesfushor nga PSG gjatë afatit kalimtar veror.

Nemanja Matic do të largohet nga Roma për tu bashkuar me Rennes dhe Giallorosët tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes do t’i bashkohet Romës si huazim nga PSG për një edicion.

PSG është gati ta heq Paredesin nga skuadra pasi ai nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques dhe Roma është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/