Site icon Telegrafi

Jo vetëm Real Madridi, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Xabi Alonson

Nuk është një sekret që Real Madridi po e konsideron Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ardhshëm pas largimit të Carlo Ancelottit. 

E ardhmja e italianit ka qenë vazhdimisht objekt i thashethemeve në media gjatë viteve të fundit, dhe teksa nuk ka plane që ai të largohet para se t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2026, ai mund të largohet më herët. 

Kjo mund të ndodhë në fund të sezonit dhe pritshmëritë janë që nëse diçka e tillë bëhet, atëherë Real Madridi do të bëjë një lëvizje për Alonson, ani pse mund të kenë konkurrencë në këtë drejtim. 

43-vjeçari ka disa oferta të ndryshme pas shkëlqimit tek Bayer Leverkusen dhe njëra ndër to besohet të jetë ajo e Manchester Cityt. 

Më herët këtë  sezon, Pep Guardiola nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2026, që do të thotë se ai mund të largohet në të njëjtën kohë si Ancelotti dhe Alonso. 

Në këtë pikë, Manchester City pret që ta konsiderojë Alonson si njëri ndër kandidatët kryesor për stolin e tyre, ka raportuar mediumi gjerman BILD. 

Gjasat janë që vera e vitit 2026 do të jetë gjithashtu koha kur Real Madridi do të bëjë një lëvizje për Alonson, pasi do të ishte befasi që Ancelotti të shkarkohej para përfundimit të kontratës së tij. 

Në këtë mënyrë, pritet që të ketë një ‘luftë’ direkt mes tyre dhe Manchester Cityt për ta emëruar trajnerin bask në stolin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version