Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të shtunën një seri projektligjesh ndihme të huaja që përfshijnë 60.8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Projektligji përfshinte gjithashtu 26.38 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, 8 miliardë dollarë ndihmë për rajonin Indo-Paqësor, përfshirë Tajvanin, dhe një projekt-ligj për ndihmë të huaj që përfshin një dispozitë për ndalimin e TikTok.
Katër projektligjet tani do t’i dërgohen Senatit si paketë, përcjell Telegrafi.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha të shtunën se Senati do t’i shqyrtojë projektligjet të martën pasdite.
Presidenti Joe Biden falënderoi anëtarët e Dhomës për miratimin e paketës së ndihmës së huaj për Ukrainën dhe Izraelin dhe tha se paketa vjen në një “pikë kthese kritike” për ato kombe. /Telegrafi/