Telegrafi

Jo vetëm Odegaard dhe Ramsdale, Arteta kërkon edhe dy lojtarë të tjerë për Arsenalin e tij

Menaxheri i Arsenalit , Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë edhe më shumë lojtarë të rinj para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve të verës.

Topçinjtë kanë qenë të zënë këtë verë, duke shtuar transferime si Ben White për të përforcuar pjesën e tyre të mbrojtjes.

Ata tani kanë konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit Martin Odegaard nga Real Madridi dhe janë afër zyrtarizimit të portierit Aaron Ramsdale nga Sheffield United.

Lexo po ashtu Zyrtare: Martin Odegaard, lojtar i ri i Arsenalit

Megjithatë, Arsenali nuk do të ndalet me kaq, pasi deri në mbyllje të afatit kalimtar do të ndjekë edhe dy nënshkrime të tjera.

Sipas mediumit football.london, Arteta dëshiron një sulmues të ri dhe një titullar për krahun e djathtë të mbrojtjes për të rinovuar plotësisht skuadrën e tij.

Nuno Tavares, Albert Sambi Lokonga dhe Ben White gjithashtu i janë bashkuar Arsenalit këtë verë. /Telegrafi/