Reperja e njohur, Tayna, ka reaguar e indinjuar me të mësuar se kënga e sa e re “Si ai” është fshirë nga të gjitha platformat.
Siç potencoi përmes një postimi të gjatë, artistja nga Prizreni, akuzoi ish-menaxherin e saj që qëndron prapa kësaj.
“Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendonte se ishte burrë… Unë dhe gjithë ai ekip i madh që ka punu, kemi harxhu shumë kohë e energji për me perfeksionu deri në detaje që kushdo që kalon kohë të vështira të gjejë veten edhe t’i japi forcë qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi… plus nga ai projekt nuk kam marrë asnjë cent. E këto e kom bo veç për juve publikun tim që më shkruanit çdo ditë për me u k’thy”, shkroi reperja në postimin e saj.
Ajo tash e disa ditë është duke u ballafaquar me probleme për të marrë kompetencat e këngës në YouTube, duke qenë se është larguar nga labeli Friends Entertainment, disa muaj më parë.
Tayna, 10 ditë më parë publikoi projektin “Si ai”, por që ky projekt u fshi nga kanali i saj në YouTube, nga ish-menaxheri i saj.
Tanimë, ajo ka bërë të ditur që jo vetëm në YouTube, por kjo këngë nuk po figuron më në asnjë platformë tjetër.
“Është shumë e vështirë me qenë grua në këtë planet e sidomos kur të shohin si interes ose ‘kërcënim’. Përveç kësaj akuzohesh pa faj, për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin se kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di çka me thon tjetër, veç a i tuten Zotit këta njerëz”, theksoi mes tjerash rep-artistja. /Telegrafi/