Josko Gvardiol u bashkua me Manchester Cityn në afatin kalimtar veror nga RB Leipzig për një transferim rekord prej 90 milionë eurove.
Qendërmbrojtësi kroat gradualisht ka arritur të zë vend në formacionin titullar të Manchester Cityt.
Shumë i kënaqur me paraqitjet e kroatit ka mbetur edhe trajneri Pep Guardiola, madje duke e lavdëruar klubin për nënshkrimin e tij.
Megjithatë Pep ka zbuluar se Gvardiol përpos që është fantastik në mbrojtje, ai mund të luaj pa problem edhe në mesfushë.
“Manchester City bëri një punë të shkëlqyer duke transferuar një si Josko Gvardiol. Ai nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për t’u stërvitur me skuadrën, por jemi të befasuar nga aftësia e tij për të mësuar shumë shpejt”.
“Mbi të gjitha mund të luaj në shumë role, mund ta aktivizoj në qendër të mbrojtjes, në të majtë apo edhe në mesfushë”.
“Impakti i tij në skuadër është i jashtëzakonshëm. Jemi shumë të lumtur dhe të befasuar për mirë dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për fushën, por edhe jashtë saj, Gvardiol është një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Pep. /Telegrafi/