Vedat Muriqi po tregon formë të lartë te Fenerbahce.
‘Gladiatori’ i Kosovës u transferua në këtë verë te skuadra turke nga rivali i tyre në ligë, Rizespori.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim te Fenebahce, por që së fundmi ka zbuluar edhe një sport tjetër të preferuar.
https://twitter.com/sporkolikorg/status/1188165788722700288
Në një video të publikuar, 25-vjeçari tregon se ka cilësi të mira edhe në basketboll, duke bërë disa gjuajtje dhe ngulitje në kosh.
Përveç paraqitjeve të mira te skuadra turke, Muriqi po tregon formë fantastike edhe te skuadra e ‘Dardanëve’ në kualifikimet për Euro 2020. /Telegrafi/
https://twitter.com/FrauDwill/status/1189097489393164288