Telegrafi

Jo vetëm në fushën e futbollit, Edon Zhegrovës i mjafton një top tenisi për të dhuruar spektakël edhe në kuzhinë !

Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe jashtë saj.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar dy gola të bukur në fitoren e Genkut 1-4 tek Fola e Luksemburgut.

Super talenti prishtinas nuk po shkëlqen vetëm në fushë por edhe jashtë saj.

Ai njihet si ‘magjistar i topit’, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Edonit i mjafton një top i tenisit për të bërë magji me të.

Ai ka postuar një video ku shihet në kuzhinën e tij duke dhuruar spektakël me topin.

E këtë video reprezentuesi i Kosovës e ka ndarë me fansat e tij të cilët kanë mbetur të mahnitur me aftësitë e prishtinasit. /Telegrafi/