Site icon Telegrafi

Jo vetëm mbret në kuzhinë, shikoni aftësitë e Nusretit me top (Video)

Shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokce, ka treguar se ai posedon shumë talente. Një prej tyre është edhe loja me top.

Në një video të publikuar në Instagram, ai arrin të shënojë kosh me një goditje me këmbë.

Ndërsa në përshkrimin e videos e ka përmendur si frymëzim NBA-në dhe yllin e Golden State Warriors, Stephen Curry.

Se ky shënim nuk ishte rastësi, mund të vërtetohet edhe nga një video e mëhershme e 34-vjeçarit, në të cilën ai arrin ta dërgojë topin në portë nga një distancë e largët.

Nusret Gokce ka lindur në Turqi në vitin 1983. Ai u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”. Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Nusreti i famshëm e takon Benzeman dhe “ia afron thikën te qafa” (Foto)

Nga fillimi i këtij viti, fama e Gokces u rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit. Aktualisht, ai numëron mbi 7.6 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa videot që i publikon shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Restorantin e tij të parë, Nusreti e hapi në Stamboll në vitin 2010, ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi, ndërsa pritet të hapë edhe restorante të tjera në kryeqendrat botërore.

Ai njihet botërisht dhe disa prej yjeve më të njohura të muzikës, filmit e sportit kanë ngrënë ushqim në restorantet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version