Telegrafi

Jo vetëm Liverpooli, dy skuadra tjera të mëdha duan transferimin e Mason Mount

Mason Mount dhe Chelsea janë duke hasur në vështirësi për të gjetur marrëveshje për kontratën e re.

Palët janë në bisedime prej kohësh për kontratën e re, por ende pa arritur të gjejnë një marrëveshje me problemin që qëndron te Mount.

Kontrata aktuale e anglezit me londinezët skadon në verën e vitit 2024 dhe në rast se nuk pranon rinovimin, ai do të nxirret në shitje nga Chelsea.

Liverpooli mbetet skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij, por Daily Mail ka raportuar se tani garës i janë bashkua edhe Manchester United dhe Newcastle United.

24-vjeçari duket se është i etur për një aventurë të re dhe kërkon largimin nga Stamford Bridges.

Lexo po ashtu Liverpooli është favorit për transferimin e mesfushorit Mason Mount

Mount këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Chelsea pritet të kërkojë rreth 60 milionë euro, para që nuk janë problem për skuadrat si Newcastle, Man Utd e Liverpool.

Kujtojmë që Mount është prodhim i akademisë së Chelseat, derisa kaloi dy vite si i huazuar një në Vitesse e një te Derby, ndërsa nga viti 2019 është pjesë e rregullt e londinezëve. /Telegrafi/