Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar ditë më parë se do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi shqiptar nuk ka pasur hapësira të shumta edicionin e kaluar te Liverpooli dhe dëshiron një klub ku mund të luaj rregullisht.
Lazio dhe Napoli janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për afrimin e gjilanasit në radhët e veta.
Madje vet Shaqiri në një intervistë të dhënë për mediat italiane tha se është i nderuar për interesimin e Lazios dhe se i pëlqen futbolli i trajnerit Maruizio Sarri.
Por e ardhmja e tij mund të jetë edhe në La Liga, ku Villarreal ka shprehur interesim.
‘Nëndetësja e Verdhë’ dëshiron një sulmues anësorë dhe trajneri Unay Emery e pëlqen jashtëzakonisht shumë Shaqirin.
Drejtuesit e klubit spanjoll tanimë kanë kontaktuar Liverpoolin dhe lojtarin ku po bisedojnë për mundësinë e transferimit të tij në La Liga.
Liverpool është gati ta lejoj largimin e kosovarit, por dëshiron të fitojë rreth 13 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/