Site icon Telegrafi

Jo vetëm Kosova: Greqisë i mungojnë disa lojtarë kryesorë për takimin në Ligën e Kombeve

Kosova do të përballet sonte (6 shtator) me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i grekëve në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo po ashtu Mungojnë 10 futbollistë që kanë luajtur rregullisht, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

‘Dardanët’ do kërkojnë të marrin fitoren me çdo kusht, pasi në takimin e parë me Moldavinë barazuan 1-1 në Parma të Italisë.

Herolind Shala, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Leart Paqarada, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës.

Lexo po ashtu Kosovë - Greqi: Vlera e dy skuadrave para përballjes në "Fadil Vokrri" - diferencë e ngushtë

Por, edhe Greqia do të ketë mungesa të theksueshme si ai i, Kostas Manolas (Napoli), Sokratis (Arsenal) dhe Tsimikas (Liverpool).

Gjendja në Ligën C është e baraspeshuar, pasi Kosova, Greqia, Sllovenia dhe Moldavia kanë nga një pikë, mirëpo sonte pritet të ndryshojë renditja tabelore. /Telegrafi/

Exit mobile version