E ardhmja e Karim Adeyemit duket se është larg Borussia Dortmundit dhe largimi i tij pritet të ndodhë në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi gjerman kishte shumë oferta edhe në verë, por megjithatë ato u refuzuan nga Borussia Dortmund.
Chelsea, Juventus, Milan, Roma e Liverpool ishin klubet që kishin shprehur interesim për transferimin e Adeyemit.
E së fundmi në garë për anësorin gjerman janë futur edhe gjigantët e La Ligas, Barcelona.
Sipas asaj që ka njoftuar El NAcional, bëhet fjalë për një propozim që katalunasit i kanë bërë Borussia Dortmundit, duke i ofruar shërbimet e Ferran Torres për të marrë Adeyemin.
Në fakt Barcelona është gati që përveç Ferran Torres të ofrojë edhe 15 milionë euro për të arritur te reprezentuesi gjerman.
Drejtuesit e Dortmund janë duke e vlerësuar këtë ofertë dhe priten negociata të reja mes dy klubeve. /Telegrafi/