Telegrafi

Jo vetëm Kessie, Milani ka rritur presionin te Lazio për Biglian

Jo vetëm Franck Kessie pritet t’i bashkohet Milanit.

Është raportuar tashmë se klubi nga Milano ka siguruar shërbimet e yllit të Atalantas dhe brenda javës pritet edhe zyrtarizimi.

Lexo po ashtu Gjeniu i drejtorëve sportiv, Igli Tare – Bleu lojtarë në vlerë 88 milionë euro, sot kushtojnë 236 milionë euro (Foto)

Por, sipas Premium Sport, drejtuesit e klubi italian kanë rritur presonin te Lazion edhe për Lucas Biglian.

Për të siguruar shërbimet e dyshes së lartpërmendur Milani duhet të shet ndonjë lojtar, i pari në listë është Carlos Bacca.

Për Kessien kishte shfaqur interesim edhe Chelsea. /Telegrafi/