Këngëtarja e famshme Beyonce tashmë ka shtuar edhe një tjetër ‘profesion’ në karrierën e saj.
Është bërë i ditur lajmi se këngëtarja e famshme do të jetë një nga zërat e filmit më të ri të kompanisë “Disney”.
Beyonce do të luajë karakterin e Nalas, një luaneshë që është interesi dashamirës i protagonistit të filmit “Simba”.
Yjet e tjerë që do të jenë pjesë e këtij filmi janë: Chiwetel Ejiofor, John Oliver, Seth Rogen dhe Alfre Woodard.
#TheLionKing. 2019. 🦁👑 pic.twitter.com/UMJo18FwDt
— Disney (@Disney) November 1, 2017
Filmi, i cili drejtohet nga Jon Favreau, do të jetë një “marrje e re” në historinë tani klasike të luanëve të ‘Pride Rock’ dhe do të shfaqë “teknikë pioniere filmash”, sipas Disneyt.
Është vendosur që data e lansimit të këtij filmi të animuar do të jetë 19 korrik 2019.
Regjisori i këtij filmi është i njohur për hit filmat e tij vizatimorë si: “Hirushja”, “Libri i xhunglës” (një film i drejtuar gjithashtu nga Favreau) dhe kohët e fundit “E bukura dhe bisha”, filmi i cili grumbulloi të ardhura në shumën 1.2 miliard dollarë në mbarë botën.
“Mbreti Luan, i cili përfshinte këngë të njohura si “Rrethi i Jetës”, fitoi 968 milionë dollarë në zyrën botërore të biletave dhe pati një shfaqje të mrekullueshme në teatrin Broadway. /Telegrafi/