Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, pritet të largohet nga Stadio Maradona në fund të sezonit, por Juventusi është vetëm një nga opsionet për 51-vjeçarin, i cili ka vëmendjen edhe nga Chelsea, Tottenham dhe Manchester United, raportojnë mediat në Itali.
Pronari i Juventusit, John Elkann konfirmoi të martën se bardhezinjtë janë ndër admiruesit e Giuntolit që ndihmuan napolitanët të fitonte titullin e parë në Serie A në 33 vjet.
51-vjeçari është nën kontratë në Stadio Maradona deri në qershor 2024, por është gati të largohet në fund të sezonit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Tottenham dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për drejtorin e Napolit, ndërsa eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio e lidhi italianin me një kalim te Chelsea javën e kaluar.
Il Corriere della Sera konfirmoi të martën se Blutë po monitorojnë nga afër Giuntoli për sezonin 2023-2024.
51-vjeçari i kaloi tetë vitet e fundit te Napoli dhe duket se ka lënë të kuptohet për largimin e tij të afërt nga Stadio Maradona të dielën duke thënë se Napoli nuk do të jetë kurrë në telashe për sa kohë që presidenti Aurelio De Laurentiis mbetet në krye. /Telegrafi/
Il ds Giuntoli verso l’addio: c’è la Juve. A Napoli in arrivo Pietro Accardi dall’Empoli https://t.co/YDowqpCt5z
— Massimiliano Nerozzi (@MaxNerozzi) May 9, 2023