Milani nuk është në bisedime vetëm me Joao Felix për ta përmirësuar fazën e sulmit, sipas Gazzetta dello Sport, pasi ‘Rossonerët’ po ashtu janë në ndjekje edhe të Ferran Torres, Rasmus Hojlund, Joshua Zirkzee dhe Santiago Gimenez.
Klubi kuqezi pritet që ta përforcojë fazën ofanzive gjatë afatit kalimtar të janarit, por ata tashmë janë tërhequr nga gara për Marcus Rashford dhe janë fokusuar tek bashkëvendësi i tij Kyle Walker.
Milani mund ta transferojë vetëm një lojtar jo-evropian gjatë janarit dhe Walker mund të arrijë në Itali qysh në javën e ardhshme.
Disa burime të ndryshme kanë lidhur Joao Felix me një kalim në ‘San Siro’ dhe agjenti i portugezit, Jorge Mendes, raportohet se po punon në arritjen e një marrëveshje.
Milan po diskuton një marrëveshje të mundshme huazimi me Chelsean dhe sipas mediumit italian, ata kanë përgatitur dy strategji të ndryshme për t’i dhuruar Sergio Coneicaos përforcime në sulm këtë muaj.
Drejtuesit e klubit po synojnë huazimin e njërit prej Hojlund ose Zrizkee pasi njëri prej tyre mund të largohet në rast transferimi të Viktor Gyokeres në janar.
Një tjetër objektiv i mundshëm për klubin është edhe huazimi i Ferran Torres, i cili po ka vështirësi të gjejë minuta nën urdhrat e Hansi Flick tek Barcelona./Telegrafi/