Site icon Telegrafi

Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite

As paratë e majme nuk mjaftuan për Superligën e Arabisë që të joshin dy yje të Barcelonës të transferohen në Lindjen e Mesme gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Pagat e larta dhe lirimi nga taksat ka bërë që një numër i madh i yjeve nga Evropa të pranojë kalimin në Arabinë Saudite, megjithëse ka edhe prej atyre që nuk kanë preferuar ta bëjnë këtë. 

Aston Villa e humbi Jhon Duran i cili iu bashkua Cristiano Ronaldos tek Al Nassr, duke hequr dorë kështu nga futbolli në Ligën e Kampionëve. 

Raportimet nga orët e fundit të afatit kalimtar kishin bërë me dije se një ofertë ishte dërguar në zyrat e Barcelonës për Ansu Fati, por lojtari e refuzoi atë. 

Lexo po ashtu Ansu Fati refuzoi një ‘mega ofertë’ në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Kishte thashetheme se Al Shabab ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh plus pesë milionë të tjera në shtesa, por Fati preferoi që të mbetej pjesë e blaugranasve. 

Sidoqoftë, Fati nuk ishte lojtari i vetëm i Barcelonës që mori ofertë nga Arabia Saudite, pasi një raportim nga Diario Sport bëri me dije se një telefonatë mori edhe Ferran Torres. 

Torres shënoi het-trik në mesjavë në fitoren ndaj Valencias në Kupën e Mbretit duke forcuar edhe më shumë pozitën e tij në planet e Hansi Flick. 

Një ofertë e re mund të arrijë në fund të sezonit, por 24-vjeçari nuk duket i interesuar ndërsa Fati ka ende gjasa të mëdha të largohet./Telegrafi/

Exit mobile version