Milani ka dështuar sërish të marrë fitore në kampionat, teksa ka humbur edhe epërsinë e dy golave.
Rossonerët kishin epërsi të dyfishtë ndaj Lecces 0-2, por në fund kanë shpëtuar me një pikë pasi kanë mundur të humbasin krejt, por që rezultati përfundimtar ishte baras 2-2.
Por krahas rezultatit, që ka komplikuar edhe më shumë ecurinë e kuqezinjve në kampionat, në ‘Via Del Mare’ ngjall shqetësim edhe lëndimi i Rafael Leaos, ylli i Milanit që u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë.
Paraprakisht bëhet fjalë për një lodhje muskulore, teksa sulmuesi beson se është ndalur në momentin e duhur, për të mos lejuar rëndimin e situatës, por vetëm ekzaminimet mjekësore do të thonë fjalën e fundit.
Pak a shumë e njëjta situatë edhe për kapitenin Mattia Calabria, që gjithashtu do të duhet të kryejë rezonancën magnetike, për të zbuluar shkallën e dëmtimit, teksa Piolit nuk i mbetet veçse të kryqëzojë gishtat që dy titullarët të mos kenë asgjë serioze.
Kësisoj përveç dy pikëve që i la te Lecce, Milani ka humbur edhe dy titullar shumë të rëndësishëm. /Telegrafi/