Manchester City do të përballet me Arsenalin në derbin e madh të Ligës Premier.
Dueli kryesor i xhiros në Angli zhvillohet të dielën me Topçinjtë që janë në cilësinë e skuadrës vendase.
Pep Guardiola e di mirë rëndësinë e kësaj ndeshje, teksa ka thënë se Arsenal janë favorit për titull.
Përveç skuadrës londineze, Pep e ka cilësuar edhe Liverpoolin si një nga skuadrat pretendente për titullin kampion.
“Në këtë fazë të sezonit, Liga e Kampionëve merr rëndësinë kryesore. Më pas përqendrimi kalon në Ligën Premier”.
“Megjithatë sfida si kjo ndaj Arsenalit kërkojnë impenjim maksimal dhe përqendrim të lartë. Ata janë një ekip i konsoliduar, mendoj se bashkë me Liverpool do të luftojnë për titullin deri në fund”, deklaroi Pep.
Ndër të tjera trajneri spanjoll ka folur edhe për rikthimin nga lëndimi të mesfushorit Kevin de Bruyne, duke thënë se ai do të kthehet së shpejti.
“De Bruyne po përmirësohet dita-ditës. E shoh çdo ditë në stërvitje, do të kthehet shumë shpejt. Stones do të luajë për Anglinë, ndërsa për ne nuk është gati, i duhet edhe pak kohë”, deklaroi Pep. /Telegrafi/