Dani Alves në mesjavë veshi dorezat dhe u fut në portë për Paris Saint-Germainin.
Edhe pse vetëm 1.72 i gjatë mbrojtësi mori vendin e Kevin Trapp që doli jashtë me karton të kuq dhe nuk kishin më të drejt zëvendësimesh.
Rezultati ishte 4-1 dhe ashtu mbeti ndaj Sochaux.
SunSport a nxjerrë disa nga rastet kur yjet e njohura u futën në portë, transmeton Telegrafi.
Niall Quinn në ndeshjen Man City – Derby, 1991
Sulmuesi shënoi në ndeshjen Derby – Manchester City, por kjo nuk ishte e vetme.
Por kur No1 Tony Coton doli jashtë me karton të kuq, Quinn u fut në portë.
Irlandezi mbrojti madje një penallti dhe fal golit të tij u fitua ndeshja.
John Terry në ndeshjen Chelsea – Reading, 2006
Një nga rastet më të rënda në futboll kur ishte lënduar në kokë portieri Petr Cech .
Carlo Cudicini nuk mund të futej në fushë, pasi ishin kryer zëvendësimet.
Rio Ferdinand në ndeshjen Man United – Portsmouth, 2008
Ferdinand tani ka vërë dorëzat, por jo ato të portierit, pasi ka filluar të merret me boks.
Por në vitin 2008, anglezi u bë edhe portier. Edëin Van der Sar had u lëndua në ndeshjen e FA Kupës, kundër Portsmouthit.
Ferdinand nuk arriti ta pres afër penalltinë e Sulley Muntarit, edhe pse ishte afër.
Glenn Hoddle në ndeshjen Tottenham – Man United, 1980
Mesfushori maestral ka ruajtur portë tre herë sa ishte pjesë e Tottenham.
Cosmin Moti, në ndeshjen Ludogorets – Steaua Bucharest, 2014
Cosmin Moti është kthyer në një legjendë të klubit Ludogorets.
Në ndeshjen ndaj Steaua Bucharestit në play-offin e Ligës së Kampionëve, porieir Vladislav Stoyanov doli jashtë me karton të kuq kur rezultati ishte 1-1.
Monti i priti dy penalti dhe i dhuroi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
https://www.youtube.com/watch?v=Gmqdj1hn4DQ
Harry Kane në ndeshjen Tottenham – Asteras Tripoli, 2014
Në ndeshje ku Tottenham fitoi 5-0, Harry Kane shënoi het-trik në ndeshjen e Ligës së Evropës.
Hugo Lloris mori direkt karton të kuq dhe Kane mori dorezat.
Ai mori një gol në këtë ndeshje pasi u mbyll 5-1. /Telegrafi/