Disa pamje dramatike thuhet se tregojnë një traget që lëkundet anash, ndërsa po përballej me erërat e forta dhe valët e dhunshme nga stuhia Dennis.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si trageti CalMac u “shkund” nga erërat 80 km/h në mëngjes ndërsa u përpoq të gjente portin në Androssan Harbour, Skoci, të premten.
Madje, siç thuhet më tej, ekuipazhi dhe autoritetet e portit u detyruan të ndërmarrin veprime shtesë gjatë incidentit – pasi e kishin shumë të vështirë për ta vënë nën kontroll tragetin.
Stuhia Dennis po vazhdon të përplasë Britaninë e Madhe dhe vetëm rreth orës 11 të ditës së diel raportohet se pati 250 paralajmërime për përmbytje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fFWmi8PDHEw