Site icon Telegrafi

“Jo tipi që na duhet”: Një klub e refuzon publikisht Eden Hazardin

Disa javë më parë, Eden Hazard dhe Real Madrid ranë dakord reciprokisht të shkojnë në rrugë të ndara.

Që nga transferimi i tij në Spanjë, belgu 32-vjeçar nuk ka mundur të performojë në mënyrën më të mirë.

Tani që ai është lojtar i lirë, ka pasur zëra për rikthimin e tij në Belgjikë. Është përmendur se Anderlecht mund të jetë i interesuar për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Jesper Fredberg, drejtori sportiv i Anderlecht vendosi të hedhë poshtë thashethemet, duke thënë se ai nuk është tipi i lojtarit që ata po kërkojnë.

“Unë kurrë nuk do të kisha thënë një fjalë të keqe për Eden Hazard, një lojtar që kishte një karrierë të shkëlqyer”, ka deklaruar drejtori i klubit belg.

Lexo po ashtu Dështimi i Real Madridit deri më tani në këtë verë: Shumë afrime dhe largime - por vetëm shpenzime

“Por, ai nuk është lloji i lojtarit që na nevojitet për projektin tonë”.

“Ajo që është e bukur në futboll është se ka stile të ndryshme loje. Hazard është një lojtar i mrekullueshëm, por ne duhet të gjejmë pjesët e duhura për enigmën tonë”, ka shtuar më tej Fredberg. /Telegrafi/

Exit mobile version