Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa ka thëne se nuk beson se do të ndryshohet projekt Ligji për Ndërmarrjet Publike i cili e kthen Trepçën në aset shtetëror.
“Nuk besoj se do të tërhiqet ky projektligj, tash po e presim Qeverinë por mund me pas modifikim por jo tërheqjeje”, tha Mustafa për Telegrafin.
Ndryshe burime të Koha.net marrin vesh se vendimin e marrë Isa Mustafa për shkak se siç thuhet, se projektligji i ri nuk parashihte marrjen e obligimeve.
Trepça ma ka mbi 1.4 miliard borxhe.
Muatafa ka vendosur të procedoj ligj të veçantë për Trepçën e jo të procedohet me këtë për ndërmarrjet publike.
Vendimin e ka marrë mbrëmë gjatë një takimi edhe me ambasador të huaj ku kanë qenë edhe Hashim Thaçi e Hajredin Kuqi. /Telegrafi/