Duket se postimet nga jeta e saj luksoze të publikuara në Instagram nga modelja shqiptare, Angela Martini, nuk janë pritur mirë nga fansat e saj.
Një prej këtyre fansave çdo postim të modeles e komentonte me fjalë ofenduese, gjë e cila e ka revoltuar Angelën, transmeton TCH.
Bukuroshja ka vendosur të bëjë publike ofendimet drejtuar asaj duke shkruar: “Si mund të flasë një vajzë kështu? Ndjehem e shokuar”.
Mirëpo, kur modelja ka bërë publike komentet e vajzës e cila e ofendonte, profili i saj është mbyllur.
Në ndërkohë, duket se gjithçka ka qenë një keqkuptim, pasi fansja e modeles ka reaguar në Facebook duke kërkuar falje e duke theksuar se profili i saj ishte hakuar.
Komentet ofenduese të fanses së Martinit i referoheshin më së shumti postimeve që ajo bënte me bashkëshortin e saj.
Ndryshe, modelja e famshme ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale që nga martesa me pasanikun rumun, Dragos Savulescu.