Telegrafi

Jo të gjitha skenat e klipit të ri të Ledrit pëlqehen nga Sara

(Foto: Screenshot/YouTube/Ledri Vula)

“Sot sot sot” është projekti më i fundit muzikor i Ledri Vulës që ka ardhur i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Në njërën prej skenave të videoklipit, reperi shfaqet me një protagoniste femër, e cila qëndron e shtrirë në shtrat me të brendshme.

Dhe natyrisht se nuk është një skenë që do të dëshironte ta shikojë partnerja e tij, Sara Hoxha.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, padyshim që me humor, ajo ka shfaqur një nuancë xhelozie lidhur me këtë video muzikore.

“Kalojmë disa skena që nuk na pëlqejnë, por kënga na pëlqen shumë”, shkruan në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

(Foto: Instagram/sarahoxha)

Ndërsa në një tjetër shkruan: “Deri këtu dhe e kthejmë nga fillimi”, duke zgjedhur të shohë pjesën ku Ledri gjendet vetëm.

Lexo po ashtu Ledri Vula publikon këngën e re "Sot sot sot"
(Foto: Instagram/sarahoxha)

Ndryshe, së fundmi reperi dhe partnerja e tij janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Poem Blu. /Telegrafi/