Site icon Telegrafi

“Jo, Sami, mos më lër”, gruaja palestineze mundohet ta rikthejë në jetë bashkëshortin

“Jo, Sami, mos më lër”, këto ishin disa prej fjalëve të një gruaje palestineze gjatë ndihmës së parë që po i jepte bashkëshortit.

Një grua palestineze u përpoq të ringjallte burrin e saj pasi ai u plagos për vdekje në Gaza.

Burri palestinez ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve që i kishte mare gjatë sulmeve ajrore të shtetit izraelit në Rripin e Gazës.

Lexo po ashtu I ka vetëm 11 vjet dhe raporton për luftën, njihuni me palestinezen që nuk frikësohet ta kryejë detyrën e gazetares në Gaza

Pamjet u publikohet gjatë ditës së sotme nga televizioni publik turk ndërsa ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt.

Theksojmë se Izraeli nisi një ofensivë në territoret palestineze pas një sulmi terrorist të grupit të Hamasit në Tel Aviv.

Ndryshe, mbi 30 mijë njerëz (28,473 palestinezë dhe 1,410 izraelitë) janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, duke përfshirë 88 gazetarë dhe mbi 136 punonjës të ndihmës së UNRWA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version