Site icon Telegrafi

“Jo për besë, ne kemi marrëveshje tashmë – jo vetëm dialog”, përgjigja e Kurtit për progresin në dialog

Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është përgjigjur sot shkurt në lidhje me progresin në dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi i radhës ndërmjet kryenegocitorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të mbahet të enjten, më 24 tetor.

“Jo për besë, ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, u përgjigj Kurti kur u pyet lidhur me progresin në dialog.

Ndryshe, ditë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për takimin që do të mbahet këtë javë.

Lajçak kishte deklaruar në Facebook se vizita e tij në Vjenë ishte produktive dhe se është angazhuar në një diskutim të thellë dhe të thellë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Është koha për të filluar seriozisht me zbatimin”, ishte shprehur. /Telegrafi/

Exit mobile version