Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive ditëve të fundit në rrjetet sociale.
Ajo është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, njëherësh edhe klipin e këngës “Sabotage” që do të vijë në pak ditë.
Bebe Rexha këto ditë i ka kaluar në shoqërinë të të dashurit të saj, Keyan Safyari.
Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi disa imazhe në rrjetet sociale, ku tregonte se e kishte festuar Shën Valentinin me të dashurin, ndërsa me shumë dashuri edhe ka gatuar për të.
Interpretuesja e hitit “I’m a mess” këto ditë ka ndërruar edhe stilin e flokëve, duke u bërë bionde dhe lëshuar baluket.
Së fundmi, 31-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej duke shijuar një gotë verë.
“Shkova të provoj verën edhe pse e urrej verën”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.
E njëjta më pas ka publikuar edhe një tjetër fotografi ku shfaqej me dy gota vere, me ç’rast ka treguar se ka qenë duke shijuar verë me personin e zemrës. /Telegrafi/