Telegrafi

Jo në verë, Roma në ‘luftë’ me kohën për ta transferuar gjatë ditës Goncalo Guedes

Fillimisht u raportuar në Itali se Roma dhe Valencia po diskutojnë që në verë të bëjnë një shkëmbim të bujshëm.

Por gjërat kanë ndryshuar në kampin e skuadrës italiane e cila është në luftë me kohën për transferimin e sulmuesit portugez.

Jose Mourinho e dëshiron menjëherë transferimin e Guedes në Olimpico dhe Tiago Pinto ka filluar punën.

Dy skuadrat janë duke diskutuar që të gjejnë një marrëveshje që transferimi i portugezit në Romë të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Roma pritet ta dërgojë te Valencia sulmuesin spanjoll Carles Perez si dhe një shumë të parave rreth 20 milionë euro.

Edhe pse ka shumë pak kohë, dy skuadrat po e bëjnë maksimumin që ky transferim të kryhet me sukses para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Mourinho e vlerëson shumë yllin portugez dhe kërkon që ta ketë menjëherë në radhët e veta.

25-vjeçari ka shfaqur formë të lartë këtë edicion ku në 22 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në La Liga. /Telegrafi/