Telegrafi

Jo më në të 20-tat, Bebe Rexha: Mezi pres që të bëhem 30 vjeçe – më e mençur, më seksi dhe më e fortë se kurrë më parë

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, më datë 30 të këtij muaji do të festojë ditëlindjen e saj të 30-të.

Ajo është shumë entuziaste për vitet që po i mbush, duke thënë se ndjehet e lumtur që nuk do të jetë më në të 20-tat e saj.

Bebe Rexha (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi bardhë e zi, ku shfaqej duke pozuar me një kapele në të cilën shkruhej “Jo më 20 vjeçare”.

Lexo po ashtu Përveçse e nominuar për një çmim, Bebe Rexha do të jetë edhe një nga prezantueset në MTV Video Music Awards 2019

“Unë mezi pres që të bëhem 30 vjeçe – më e mençur, më seksi dhe më e fortë se kurrë më parë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha ndërkohë po vazhdon turneun e saj të koncerteve me Jonas Brother, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo do të jetë të hënën pjesë e ngjarjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, ku kandidon për çmimin “Kënga më e mirë ritmike” me dy klipe muzikore. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)