Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, më datë 30 të këtij muaji do të festojë ditëlindjen e saj të 30-të.
Ajo është shumë entuziaste për vitet që po i mbush, duke thënë se ndjehet e lumtur që nuk do të jetë më në të 20-tat e saj.
Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi bardhë e zi, ku shfaqej duke pozuar me një kapele në të cilën shkruhej “Jo më 20 vjeçare”.
“Unë mezi pres që të bëhem 30 vjeçe – më e mençur, më seksi dhe më e fortë se kurrë më parë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Bebe Rexha ndërkohë po vazhdon turneun e saj të koncerteve me Jonas Brother, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo do të jetë të hënën pjesë e ngjarjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, ku kandidon për çmimin “Kënga më e mirë ritmike” me dy klipe muzikore. /Telegrafi/