Me siguri të gjithë e mbani mend historinë e dashurisë së Nicole Scherzinger me futbollistin shqiptar Pajtim Kasami.
Dyshja u panë shpeshherë bashkë dhe janë komentuar shumë, por edhe pse dukeshin çifti perfekt, lidhja e tyre nuk zgjati shumë.
Ata për disa ditë u bënë çifti më i njohur në plazhet greke të Mykonosit dhe Santorinit, transmeton Telegrafi.
Por, e gjithë kjo përfundoi për një javë dhe u raportua se ata më nuk janë bashkë dhe nuk kontaktojnë.
Megjithatë, Nicole dhe Kasami kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe të pëlqejnë fotot e njëri-tjetrit.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të rindezet romanca e tyre apo do të mbes vetëm me kaq. /Telegrafi/